Mundësi Punësimi

KosInvest hap konkurs pune për pozitën
Menaxher Operativ (COO)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. 

Përshkrimi i Pozitës:

Menaxheri Operativ (COO) është pozitë udhëheqës që kontribuon në zhvillimin e operimeve të KosInvest për të arritur performancën optimale dhe përmes strategjive operative moderne të përmirësoj jetën e klientëve tanë dhe furnitorëve.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgjegjës për krijimin e një strategjie të operimeve me një model operimi modern dhe një mjedis të shëndetshëm biznesi për të krijuar rritje sociale, efikasitet dhe produktivitet në nivel të përgjithshëm institucional;
  • Përgjegjës për vendosjen e targeteve dhe objektivave të qarta operacionale për të gjitha produktet dhe shërbimet e IMF-së;
  • Përgjegjës për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve dhe zbatimin e produkteve të reja;
  • Përgjegjës për të arritur qëllimin social të IMF-së;
  • Përgjegjës për buxhetin e departamentit të operimeve;
  • Përgjegjës për rekomandimin e planeve të marketingut për të krijuar ndërgjegjësim për të gjitha produktet dhe shërbimet e ofruara nga IMF;
  • Drejton ekipin për të arritur përzgjedhjen, zhvillimin dhe menaxhimin efektiv të punonjësve në departamentin e operimeve;
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme mjedisin e jashtëm, kryen analizat e nevojshme dhe në mënyrë proaktive bën propozime për Drejtorin Ekzekutiv dhe Bordin e Drejtorëve për përmirësimin e pozicionit strategjik të IMF-së;
  • Mban trajnime për stafin operativ për të aplikuar praktika të forta të performancës sociale;
  • Të jetë i/e informuar dhe përditësuar mbi metodologjitë/qasjet e reja për të përmirësuar operimet në terren si dhe performancën sociale;
  • Raporton direkt tek Drejtori Ekzekutiv i KosInvest (CEO).

Njohuritë, Aftësitë dhe Kualifikimet e kërkuara:

  • Kërkohet diplomë universitare në Ekonomi, Kontabilitet, Banka, Biznes Administrativ ose shkencë tjetër sociale.
  • Eksperiencë pune së paku 3 vjeçare në pozitë të mesme menaxheriale (si Menaxher i/e Degës);
  • Eksperiencë pune së paku 5 vjeçare në institucione mikrofinanciare, sektore bankare ose kategori tjetër të ngjashme.
  • Njohuri të shkëlqyera të softuerëve të Microsoft Office.
  • Njohuri të nivelit të lartë të analitikës, njohurive të tregut dhe orientimit strategjik, me një qëndrim pozitiv dhe proaktiv për zgjidhjen e problemeve
  • Njohuri të nivelit të lartë të komunikimit dhe aftësive menaxhuese
  • Njohuri të avancuara në ekonomi dhe financa, veçanërisht në operimet e kredisë, si dhe në shitje, shërbim ndaj klientëve dhe marketing.
  • Aftësi të demonstruara në trajnim, suportim, monitorim dhe udhëzim
  • Aftësi për të frymëzuar dhe fuqizuar punonjësit që t’iu përshtaten ndryshimeve në punë
  • Angazhim i demonstrueshëm ndaj misionit social të institucionit dhe vlerave thelbësore si pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të IMF-ve të Vision Fund.
  • Njohuri të shkëlqyera në gjuhën shqipe dhe angleze në të shkruar dhe të folur, e preferueshme edhe në gjuhën serbe.
  • Është i/e obligueshëm të ketë patent shofer;
  • Të jetë i/e gatshme për udhëtime të rastësishme brenda dhe jashtë vendit për takime/trajnime/konferenca.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org

Kujdes: Shëno rajonin përkatës dhe pozitën në CV dhe subjekt të emailit.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është: 24 Dhjetor 2025.