Znj. Hanka Vatovci, përfituese e dy kredive bujqësore nga IMF KosInvest

Znj. Hanka Vatovci, përfituese e dy kredive bujqësore nga IMF KosInvest

Znj. Hanka Vatovci jeton në fshatin Novolan, komuna e Vushtrrisë dhe është përfituese e dy kredive bujqësore nga insitucioni mikrofinanciar KosInvest. Znj. Vatovci e cila është nënë e 4 fëmijëve është një model i shkëlqyer i gruas ndërmarrëse ku së bashku me bashkëshortin e saj, kanë në pronësi një fermë me lopë qumështore.

Me anë të financimit nga IMF KosInvest ajo ka arritur që të sigurojë 43 krerë lope qumështore si dhe paisje të modernizuara bujqësore.

Për më shumë, ajo shtojë duke thënë se : “Me produktet kreditore të përfituara nga KosInvest kam arritur që të sigurojë një biznes të qëndrueshëm për familjen time duke depërtuar në tregun lokal të Komunës së Vushtrrisë. Andaj, i jam falëmnderuese stafit të KosInvest që më asistuan gjatë gjithë kohës në rrugtimin tim.”